Rrëzimi i kulmit, Uka: 23-vjeçarja ka pësuar gjakderdhje në tru
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë ditës së enjte një 23-vjeçare ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, e cila po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ). Kurse, për gjendjen e saj, për KosovaPress ka folur shefi i MIQ-it, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se vajza ka pësuar lëndime trupore në regjionin e kokës dhe se ajo i është nënshtruar ekzaminimeve laboratorike dhe radiologjike. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja është dërguar në njësinë e mjekimit intensiv qendror ku po vazhdon trajtohet.

“Pacientja është sjellë dje rreth paradites në Qendrën Klinike Universitare, gjegjësisht në Qendrën Emergjente pas lëndimeve që ka pësuar në rastin e goditjes në regjionin e kokës pranë komunës së re. Pacientja pas nënshtrimit të ekzaminimeve laboratorike dhe radiologjike i është nënshtuar një intervenimi kirurgjik për arsyeje të gjakderdhjes që ka pasur në regjionin e kokës dhe intervenimi është kryer nga ana e mjekëve specialistë të neurokirurgjisë", tha Uka.

Uka u shpreh se si pasojë e lëndimeve, ajo ka pësuar gjakderdhje në indin trunor dhe trajtimin po e bën e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura e frymëmarrjes.

I pyetur se nëse ajo është në rrezik për jetë, Uka u shpreh se lëndimet e saj janë serioze .

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024