Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur, se gjatë vitit 2022, 99,2% të ndërmarrjeve kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune, ndërsa ndërmarrjet që kanë përdorur internetin për qëllime pune ishin 97.1%.
Nga ndërmarrjet e anketuara, 40,0% e tyre kanë ueb faqe të ndërmarrjes. Prej tyre: 55.5% e ndërmarrjeve që merren me furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete rivitalizimi të tokës dhe 46,0% e ndërmarrjeve që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim.
Nga ndërmarrjet e anketuara, 76,1 % e tyre i përdorin mediat sociale. Përqindje më të madhe kanë aktivitetet administrative dhe mbështetëse (80,6%); dhe kategoria me 250+ të punësuar (76,5%).
Raporti i Progresit për Kosovën 2023 ka vlerësuar mirë ASK-në - KosovaPress
Ndërmarrjet që merren me tregti elektronike
Nga ndërmarrjet e anketuara, 4,8% e tyre kanë realizuar shitje përmes ueb faqes, ose përmes ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.
ASK-ja e goditur nga sanksionet e BE-së në projektin për regjistrimin e popullsisë - KosovaPress
Shkalla e shitjeve përmes ueb faqes në ndërmarrje sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik në (%)
Shkalla e blerjeve përmes ueb faqes në ndërmarrje sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik në (%)
ASK: Bie numri i përfituesve nga skema e ndihmës sociale - KosovaPress