Ka nisur edicioni i 25-të i Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës me një hapje pranë Rektoratit dhe të pranishëm duke filluar nga rendi institucional, përfaqësues ndërkombëtar, profesorë e studentë.
Gjatë këtij viti, do të marrin pjesë rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Arben Hajrullahu tha se ky është eventi më i madh në të gjitha universitetet shqipfolëse.
"U përmend se ky aktivitet është evenimenti më i madh ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës dhe në Kosovë, dhe mendoj se në të gjitha universitetet shqipfolëse në Ballkan e për rrjedhojë edhe në botë", tha Hajrullahu."Për shumë studentë, duke përfshirë edhe ata prej jush që jeni këtu sot, universitetet verore janë larg të qenit një detyrim që ndërpret pushimet e verës. Përkundrazi, ato janë mundësi unike për rritje akademike dhe profesionale. Sepse universitetet verore ofrojnë një mjedis të shkëlqyer për të takuar njerëz të rinj, për të shkëmbyer ide dhe për të fituar perspektiva të reja që shtrihen shumë përtej klasave të mësimit", tha Kryeziu.
Në këtë edicion, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbështetjen edhe të Bashkimit Evropian.
Çdo vit, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës tërheq interesim të madh nga universitetet partnere dhe profesorë ndërkombëtar që duan të bëhen pjesë e tij.