Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë. Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.Duke folur për numrin prej rreth 100 mijë të rinjsh, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha thotë për KosovaPress se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.
“Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj.”, thekson Berisha.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se roli i trupave që ofrojnë mundësi punësimi është zbehur.
Zeka thotë se pavarësisht se ka kërkesë të madhe për punëtorë në sektorin privat, ka një boshëllëk të disponueshmerisë së fuqisë punëtore.
Hykolli thotë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.
Mes tjerash, Hykolli shton se si BSPK vazhdimisht janë në kontakt me të punësuarit dhe po mundohen që t’u ofrojnë kushtet elementare që të rinjë të duan t’i shërbejnë këtij vendi.