Rrahja e Mehanit, Lushtaku: Etiketat si “Sami Serbia”, qytetarët s’i tolerojnë prandaj reaguan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrahja e Mehanit, Lushtaku: Etiketat si “Sami Serbia”, qytetarët s’i tolerojnë prandaj reaguan
SAMI VS VV
14/05/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas pretendimeve të VV-së se ai e ka grushtuar Hysni Mehanin e kësaj partie.

Lushtaku tha se pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij ka tentuar që ta sulmojë atë sot në Skenderaj.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoj në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan”, shkroi Lushtaku, transmeton Kosovapress.

Ndërsa, VV-ja ka postuar një fotografi të Mehanit në të cilën shihet i gjakosur e me plagë në fytyrë, teksa në reagim tha se Mehani u sulmua me grushte e gotë në kokë.

ilushtakuilushtaku


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026