Rohde: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Rohde-280923
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar sot 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi  caqet serbe.

Ambasadori Rohde në një postim në X ka shkruar se 25 vjet më parë u bë ajo që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit.

“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, shkruan Rohde në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025