Roberts: Selimi të lirohet, asnjë vendim tjetër s’mund të arsyetohet nga provat e Prokurorisë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Roberts: Selimi të lirohet, asnjë vendim tjetër s’mund të arsyetohet nga provat e Prokurorisë
Roberts000
18/02/2026 - 13:12
Linku u kopjua

Mbrojtja e Rexhep Selimit edhe sot ka kërkuar që Selimit të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të kthehet në Kosovë tek familja e tij.

Avokati, Geoffrey Roberts, tha se asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave paraqitura nga Prokuroria Speciale.

“Selimi duhet të shfajësohet për të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë, të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij, asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të prove që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, tha ai.

Sipas avokatit të Selimit, Prokuroria nuk ka argumente kundër klientit të tyre.

“Prokuroria nuk ka argumente kundër Selimit. Kontributi që pretendohet që ka dhënë Selimi në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Nuk mund të vërtetohet se ka kontribuar në krimet e paraqitura në aktakuzë. Nuk mund të merret vendim fajësie kundër Selimit në lidhje me “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Kaq. Prokuroria nuk ka asnjë provë, nuk mund të nxjerr asgjë tani për të siguruar vendimin e fajësisë kundër Selimit. Secila nga pretendimet që ka pasur ZPS-ja ndaj Selimit kanë qenë të pabaza. Kemi peë vjet me procedura gjyqësore dhe paragjyqësore, kemi dëgjuar me qindra dëshmitarë, kemi me mijëra prova materiale dhe prokuroria ka pasur tërësisht barrën e provën në këtë çështje gjyqësore dhe është e logjikshmetë hënën prokuroria të kishte shkëlqyer. Sidoqoftë ata me zor ia dolën mbanë”, tha ai./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026