Rënia e prodhimit dhe eksportit, Krasniqi: Qeveria me urgjencë t’i shqyrtojë politikat fiskale e stimuluese
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skender Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të bëjë ndryshime të thella në politikat fiskale, sidomos në sektorin e prodhimit dhe tregtisë, për të nxitur rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit.

Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi derisa thotë se mungon bashkëpunimi i Qeverisë me bizneset, ka theksuar se mungesa e ndryshimeve fiskale ka penguar rritjen ekonomike të vendit, ndërsa vendet tjera kanë ndërmarrë masa të rëndësishme për të stimuluar ekonominë e tyre në këtë periudhë të vështirë globale.

Ai vuri në dukje se ndërhyrjet të shteteve për të mbështetur ekonomitë e tyre dhe qytetarët kanë rezultuar me më pak humbje për bizneset dhe përballimin më të lehtë të situatës nga ana e qytetarëve, një situatë kjo që nuk po ndodh në Kosovë.

Në këtë drejtim, Krasniqi ka thënë se shteti duhet t’i dalë në ndihmë familjeve në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë edhe rritjen e çmimeve, e po ashtu edhe të krijojë oferta reale për investimet e huaja e po ashtu edhe për turistët.

Ai derisa thotë se qeveria duhet të jetë më bashkëpunuese me bizneset, thotë se duhet të zvogëlohet TVSh-ja në mënyrë që të nxitet ardhja e turisteve, siç po ndodhë me vendet e rajonit.

Duke folur për sfidat e bizneseve, ai thotë se këtu mungon jashtëzakonisht shumë përkrahja e shtetit.

Ndërkaq, sa i përket zhvillimit ekonomik, ai thotë se në këtë drejtim, do duhej të bëhet një agjencion kombëtar në mënyrë që të krijohet një strategji më e mirë sa i përket promovimit të Kosovës.

Në mënyrë që të mos ikin kuadrat e kualifikuar, Krasniqi konsideron se “dora e shtetit” do duhej të ndjehej me shumë tek të njëjtit, në të kundërtën kjo ikje do të jetë shqetësuese për vendin.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024