Renditja e FIFA, Kombëtarja nuk ndryshon pozicion, Kosova ngjitet në vendin e 79
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Renditja e FIFA, Kombëtarja nuk ndryshon pozicion, Kosova ngjitet në vendin e 79
kombetarja_hd-2
19/01/2026 - 21:15
Linku u kopjua

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion sic e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63 me 1401.07 pikë të grumbulluar

Ajo që ka fituar sërish pozicion që është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje. Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8,  një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar. Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13, shkruan TCh.

Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026