Rekomandohen ndryshime të shumta në projektkodin e procedurës penale
Lexohet për: 9 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, sot ka mbajtur dëgjim publik për projektkodin e procedurës penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. Ndër shumë rekomandime nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, u kërkuar që të caktohet një afat kohor për Prokurorinë që të nis hetime pas dorëzimit të kallëzimit penal, ndërsa Oda e Avokatëve të Kosovës, krahas shumë ndryshimeve, kërkoi që të largohet neni 60 për shkarkimin e avokatit mbrojtës.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, i cili në këtë rast ka përfaqësues edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka prezantuar disa nga rekomandimet e tij, ndër to ishte kërkesa që përmes këtij kodi të vendoset një afat kohor kur prokurori të nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e Policisë.

Maliqi po ashtu u shpreh se ndryshimet e parapara për në Kodin e Procedurës Penale se duhet sqarime shtesë për masën e paraburgimit duhet të largohen.

“Është aspekti i kallëzimit penal kur dorëzohet nga ana e Policisë në Prokurori edhe sot e kësaj dite përkundër faktit që për një kohë të gjatë prej vitit 2013 është Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk është qartësuar  se sa këtë kallëzim penal mund ta mbaj prokurori në sirtarin  e tij edhe në njëfarë forme ne jemi të mendimit që të limitohet afati deri kur kallëzimi penal duhet të mbetet tek prokurori dhe pastaj të fillohet afati i llogaritjes së periudhës së hetimit. Shpeshherë na ndodh në praktik dhe deri në Gjykatë Supreme kemi paqartësi me këtë dispozitë meqë është një opinion i Gjykatës Supreme që ky 30 ditëshi i kallëzimit penal nuk është fillim i hetimit por duhet patjetër që të nxihet një aktvendim për të nisur hetimi me qëllim që të filloj të llogaritet kjo koha 2 vjeçare dhe 6 mujori....Kjo dispozitë nuk duhet t’i lë kaq diskrecion të gjerë të Prokurorit të Shtetit që kushtimit edhe me vite të tëra ta mban kallëzimin penal për arsye të panjohura....Kjo duhet të rregullohet me një dispozitë të re që të vendoset një afat qoftë 90 ditë apo 120 ditë me qëllim që prokurori ta ketë këtë afatin se kur ta nxjerr aktvendimin për fillimin e hetimeve”, theksoi ai. 

E deputeti nga AAK, Besnik Tahiri u interesua të di nëse ndryshimet e parapara në Kodin e Procedurës Penale, forcon dhe ndihmon parashkrimin e lëndëve.

Ndërsa, gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi u shpreh se faturën e parashkrimit të lëndëve gjithmonë po e paguan gjyqësori, prandaj ndryshimet mund ta qartësonin pozicionin e gjyqtarit.

“Do ta qartësonin pozicioni e gjyqtarit sepse tek e fundit do të mund të ankimohet edhe në shkallën e dytë, për më tepër aspekti i parashkrimit faturën gjithmonë po e shohim se po e paguan gjyqësori ose gjykata por këtu ka shumë aspekte që duhet shqyrtuar”, theksoi ai.

Kryetari i Odës së Avokatëve, Behar Ejupi kërkoi që neni 60 që parasheh mënyrën e shkarkimit të avokatit, të largohet komplet nga Kodi i Procedurës Penale.

“Neni 60 që ka të bëjë me shkarkimin  e mbrojtësit Oda e Avokatëve të Kosovës konsideron se kjo dispozitë ligjore nuk duhet të jetë fare për arsye se është një dispozitë e cila pengon anëtarësinë tonë në ushtrimin e profesionit.....221|16Ne konsiderojmë se kjo dispozitë e dimë që edhe në paragrafinë 5 ka të bëjë me nenin 297 të Kodit të Procedurë Penale ku konsiderojmë se është në dyfishim i penalizimit që mund tu bëhet avokatëve në nivel të Republikës me profesionet e tyre, ne konsiderojmë që nene 60 duhet të mos ekzistoj fare pse? Për njohurit tuaja dhe të cilëve nuk kanë pasur të dinë organizimin e Odës ne njoftojmë se kemi një organizim shumë të mirë ku Kuvendi i OAK ka edhe Komisionin Disiplinor, Komisionin e Ankesave ne kemi edhe  prokurorin disiplinor që merret me shkeljet displininore që mund të bëjnë avokatët në ushtrim të profesionit”, theksoi ai.

E për avokatin  Florin Vërtopi u shpreh se ligjvënësit do të dështojnë ta jetësojnë si duhet Kodin e Procedurës Penale me amandamentime, pasi që sugjerimet e avokatëve nuk janë marrë parasysh.

“Ai Kod i përmirësuar  me amandamente në praktik është dëmtues prandaj unë mendoj që dispozitat që lidhen me mbrojtësit në veçanti të përmendura nga KGJK janë shumë të rëndësishme....29’41Ne kemi marr pjesë si ekspert edhe në kohën kur ka qeverisur PDK, Aleanca dhe tani Vetëvendosje, nuk ka interesuar neni 60 lidhur me nenin 297 dhe 57 duhet të ndryshojnë rrënjësisht tek neni 297 e keni edhe një detaj thotë atje mund të përjashtohet  i pandehuri nëse është dëgjuar në shqyrtim gjyqësor dhe mund të largohet krejt, por i pandehuri është i fundit që do të deklarohet ai është i fundit e drejta e pandehurit është me u deklaruar për të gjitha që kanë ndodhur prej akuzës..Nuk janë marr parasysh sugjerimet e avokatëve kështu që iu kisha lutur dhe kërkoj ta mbështetni propozimin e Odës së Avokatëve”, theksoi avokati Vërtopi.

Ndaj kësaj reagoi anëtari i komisionit për legjislacion, Besnik Tahiri, i cili tha se mënyra më e mirë për ta fuqizuar këtë kod është përmes amendamenteve.

Tahiqi rekomandimet e Odës së Avokatëve të Kosovës i ka konsideruar të qëndrueshme por shprehu habinë se si ato nuk janë përfshirë me kohë në ligj.

“Ne kemi ardhur me iu dëgjua me përmirësuar këtë ligj këtë Kod e shoh si një ndër dokumentet më të rëndësishme për forcimin e drejtësisë e para,e dyta kam ardhur t’iu dëgjoj për t’i amandamentuar e jo me ndenjur për qejf por për t’iu dëgjuar të vetmen formë të përmirësimit, të inkorporimit të komenteve që ju si OD po i jepni është na me amandamente  ne nuk kemi ardhur këtu me dështuar por me amandamente  dhe fuqizuar. Argumentet që ju po i paraqitni si Od është e habitshme se si nuk janë në ligj se këto janë së pari se argumente që po i  jepni janë shumë valide janë argumente shumë të qëndrueshme dhe duke qenë të qëndrueshme duhet të futen në amandamentim”, u shpreh ai.  

Avokati Artan Çerkini ngriti si çështje kundërshtimet në mes neneve për kohën e paraqitjes së ankesave nga palët e pakënaqura.

“Neni 24 paragrafi 6 në këtë nen parashikohet mundësia e palëve të pakënaqura me një aktvendim që të ankohen brenda afatit brenda 5 ditëve dhe kjo bie ndesh me nenin tjetër i cili në aktvendim e gjyqtarit të procedurës paraprake përcakton i jep 24 orë afat nëse këtu themi 5 ditë afat në çdo aktvendim e vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për paraburgim është aktvendim e atij i jepet 24 orë atëherë kjo bie ndesh me njëra tjetër”, theksoi ai.

Duke i parë reagimet e Odës së Avokatëve të Kosovës, deputeti nga LDK, anëtar i këtij komision, Driton Selmanj kërkoi të di nëse këto rekomandime oda i kishte adresuar më herë.

Pas kësaj vetë kryetari i OAK-së, Behar Ejupi u shpreh se rekomandimet e tyre i kanë bërë të njohura gjithmonë por nuk janë dëgjuar.

Ai shtoi se janë për bashkëpunim edhe me KPK dhe KGJK, me qëllim që Kodi i Procedurës Penale të jetë sa më i mirë.

“Ne mendoj se duhet të na jepet shansa që të diskutojmë prapë dhe në formë të shkruar të bashkëpunojmë me KPK dhe KGJK edhe pse nuk mungon  një komunikim i mirë por është me interes që të na dëgjojnë pse se anëtarësia e ODËS është ajo e cila mund të tregoj se çka mund të bëjë edhe ne si përfaqësuese jemi shumë të interesuar që ky KOD të del sa më mirë edhe pse jemi të vetëdijshëm që nuk ka asgjë perfekt por të dal sa më mirë për të mirë të qytetarit....Mos dëgjimi i OAK mendoj se i ka sjell edhe në këto rrethana dhe në këtë gjendje që kemi tani por nuk është diçka që nuk mund të përmirësohet”, u shpreh ai.

Kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi u shpreh se projekt-kodi i procedurës penale është një hap i madh në avancimin e sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se përmes ndryshimeve të parapara në kod do të lehtësohet puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“ Natyrisht që ndryshimet më të mëdha në sistemin e drejtësisë në aspektin juridik janë ato kur ndryshohen Kodet qofshin penale apo civile, hartimi i Kodit të Procedurës Penale është një hap i madh në avancimin e sistemit të drejtësisë ndër t tjera ky Kod do jetë më lehtë i zbatueshëm sepse do të jetë një kodifikim edhe i ndryshimeve paraprake përfshirë edhe gjykimin në mungesë që ishte propozuar edhe në legjislaturat e kaluara  dhe do ta bëjmë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve më të lehtë“, theksoi ai. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024