Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit, mungojnë Manaj e Roshi
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator kundër Izraelit dhe Islandës.

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Kombeve, ku më 24 shtator luan si mysafire kundër Izraelit, kurse më 27 shtator e pret në shtëpi Islandën, përcjell KosovaPress.

Trajneri i “kuqezinjve”, Edy Reja, tani ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku kemi risi në skuadër.

Fillimisht, Reja nuk i ka grumbulluar në skuadër sulmuesin e krahut Odise Roshi, dhe sulmuesin qendror Rey Manaj.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të Edy Rejas.

https://twitter.com/FSHForg/status/1570685627259289601
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024