Raundi i parë për president konsumohet pa e pasur kuorumin e nevojshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Raundi i parë për president konsumohet pa e pasur kuorumin e nevojshëm
(I plotësuar) Gjashtëdhjetë e katër deputetët e mazhorancës kanë zhvilluar procedurën e votimit për dy kandidateve të propozuara për presidente Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxha.
Deputetët e pozitës e dinin që nuk mund ta zgjidhnin presidenten në raundin e parë, pasi për ta zgjedhur presidenten i duheshin së paku 80 vota. Megjithatë, ata votuan.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka njoftuar se 63 vota kanë qenë për kandidaten për presidente, Feride Rushiti.
“Në votim kanë marrë pjesë 64 deputetë, e pavlefshme një, për zonjën Feride Rushiti kanë votuar 63 deputetë, ndërsa për Hatixhe Hoxhën zero vota”, ka njoftuar Zyba.
Më pas, kryepaarlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se kjo seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.
“këtë seancë plenare do ta vazhdojmë nesër në orën 10:00, në ndërkohë i ftojë grupet parlamentare, të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës në orën 10:00”, ka thënë kryeparlamentarja.
Në këtë seancë mungoi opozita, pasi për ta bërë korumin dhe për votuar, kërkonin marrëveshje politike e cila nuk ka arritur të bëhej.
Përndryshe, në votimin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit kërkohen dy e treta, pra të paktën 80 deputetë. Ndërsa, në votimin e tretë presidenti zgjedhjet me shumicën e votave të gjithë deputetëve, të paktën 61 vota për.
Nëse në votimin e tretë asnjëri nuk i merr votat e nevojshme, të paktën 61 për, shpërbëhet Kuvendi dhe mbahen zgjedhje të reja të cilat duhet të mbahen brend 45 ditësh.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.