Rama uron gratë për 8 mars: Pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre të rriten dhe forcohen
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama uron gratë për 8 mars: Pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre të rriten dhe forcohen
Edi Rama- kryeministri i Shqiperise- arkiv-ilustrim
08/03/2026 - 09:31
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha gratë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë që pjesëmarrja dhe kontributi i tyre të rriten, trsnameton KosovaPress.

Përmes një statusi në Facebook, Rama vlerësoi rolin e grave në familje dhe shoqëri.

“Mirëmëngjes, dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026