Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik, u thyen rekordet e shitjes së biletave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik, u thyen rekordet e shitjes së biletave
Stadiumii
07/07/2026 - 08:10
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se për koncertin e madh që do të mbahet më 11 korrik në Tiranë është ngritur një stadium i posaçëm, duke e cilësuar ngjarjen si spektaklin më të madh muzikor që vendi ka parë ndonjëherë.

Për koncertin e këngëtarit Kanye West, Rama tha se janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa ishin shitur për finalen e Conference League, e zhvilluar në Tiranë në vitin 2022, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, eventi pritet ta kthejë kryeqytetin shqiptar në "kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor" gjatë së shtunës, më 11 korrik.

"MIRËMËNGJES ? dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar Rama në Facebook.

Skena e “Eagle Stadium”, është ngritur posaçërisht për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet më 11 korrik, në Tiranë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026