Rama: Driloni do të jetë një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Driloni i cili do jetë një pol i ri ekoturistik në Pogradec dhe në qarkun e Korçës.

Kryeministri Rama thekson se Driloni këtë verë do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues në një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas.

Projekti rikualifikues që shtrihet në 170 hektarë të parkut parashikon investime në  infrastrukturë për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka apo edhe mjetet elektrike miqësore me mjedisin.

Rikualifikimi i projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF.

Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi, shkruan ATSh.

Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve dhe urave të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024