Rama drekë pune me Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe e zhvillimet rajonale
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ndau sot në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, sot u prita për një drekë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit”, shkruan Dendias.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024