Mendoj se shteti i Serbisë qëndron pas asaj që ndodhi në Banjskë të Kosovës dhe ne ende nuk i kemi parë kthesat emocionuese të dramës tashmë të përgjakshme, thotë gazetari dhe publicisti, Rade Radovanoviq.
Radovanoviq është autor i librit “Të qeshura nën trekëmbësh: “Çfarë do të donit të mos dinit për luftën në Kosovë”, i cili i përkthyer në shqip (nga Flaka Surroi) u botua edhe në Kosovë.“Ai (Radoiçiq) është zbatues i një nisme të caktuar, mendoj, shtetërore që mund të përkufizohet edhe si parashtetërore, pra shteti i Serbisë, dhe pastaj si i tillë është dëshmitar i rrezikshëm sepse nuk ka gjasa që sipas kushteve të caktuara të procedurës së drejtë, një dëshmitar i tillë do të pajtohej me çdo gjë dhe për çdo gjë, të mbronte dikë që miratoi dhe ishte në dijeni, e ai është Aleksandar Vuçiq”.
Radovanoviq thekson se shteti i Serbisë është pothuajse pronë private e një autokrati, i cili në kushte të tilla është edhe prokurori, edhe gjykatësi, edhe shteti edhe media…
“Propaganda e tillë vazhdon sepse nacionalizmi që çon në shovinizëm drastik, veçanërisht ndaj shqiptarëve, dhe këtë jam përpjekur ta trajtoj në librin tim që trajton luftën në Kosovë në vitet 1998/99, është terren pjellor për rindezjen, ndezjen e të gjithë ekstremizmit, dhe mbi të gjitha, i nacionalizmit dhe shovinizmit që me qëllim, d.m.th., “plotësisht logjikisht” vjen deri në pikën që nuk ka më, se nuk mund të tolerohet, por duhet të hyjmë në luftë edhe një herë, gjë e cila u paralajmërua nga qindra grafite 50 metra, 100 metra, që jepte shumë qartë direktivën për të mos thënë komandën: ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’.