Qytetarët e quajnë të mrekullueshme policinë por kanë një kërkesë për qeverinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është organizuar  ekspozita me njësitet dhe pajisjet policore, ku qytetarë të shumtë shprehën interesim për t’i vizituar dhe për të ditur më shumë rreth funksionit dhe rëndësisë së tyre. Përveç kësaj, qytetarët u shprehën krenarë dhe të kënaqur me punën e Policisë së Kosovës përgjatë këtyre viteve, derisa thonë se institucionet duhet t’i realizojnë kërkesat e tyre.

Ata vlerësojnë lart punën që bën Policia e Kosovës për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

Qytetarja, Doruntina Bujupaj tha se u ndje krenare kur pa gjithë ato pajisje duke u ekspozuar, derisa kërkoi nga institucionet që të realizojnë të drejtat që i kërkojnë policët e Kosovës.

Po ashtu, edhe qytetari Resmi Sherifi e quan mrekulli Policinë e Kosovës.

Pjesë e kësaj ekspozite, ishin edhe disa fëmijë të veshur me uniformën e Policisë së Kosovës, të cilët u shprehën entuziastë ndaj asaj që kanë parë në ekspozitë, duke thënë se të ardhmen dëshirojnë të bëhen pjesë e policisë së Kosovës.

Vogëlushi, Ervin Fazliu tha se në të ardhmen do t’i shërbejë vendit si polic./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024