QUINT-i i shkon në zyrë Osmanit, marrin pjesë edhe Kurti e Konjufca
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti. Presidenca e Kosovës në Facebook ka konfirmuar takimin, por nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë ndonjë prononcim për media pas këtij takimi. “Takimi i presidentes Osmani, kryetarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar Presidenca.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024