QKRMT ndan "Çmimin për Guxim-Vasfije" për Shukri Gërxhaliun
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në nderim të jetës dhe veprës së doktorit Shukri Gërxhaliu, familja e tij ka pranuar “Çmimin për Guxim-Vasfije” nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj.

Presidentja Vjosa Osmani ka lartësuar veprën e tij, në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale. Ajo tha se Gërxhaliu ka trajtuar me dhjetëra gra të cilat i mbijetuan aktit makabër. Dëshmia e tij u dëgjua edhe në Tribunalin e Hagës por edhe në gjykatat vendore, me qëllim që të kërkohet drejtësi për të mbijetuarat.

Vajza e tij, Gonxhja tha se dëshira më e madhe e babës së saj ishte drejtësia për të gjitha këto gra.

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi tha se vet ajo ishte trajtuar në Vushtrri nga Shukri Gerxhaliu.

Presidentja Osmani u zotua se do të rrisin përpjekjet që bota të dëgjojë për të mbijetuarat nga Kosova. Ajo tha se puna e institucioneve duhet të rritet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Ajo përmendi edhe rastin e parë të dënimit për dhunim seksual gjatë luftës, ku u shpreh se ka edhe raste të tjera për të cilat janë ngritur aktakuza. Më tej, theksoi se doktor Shukri Gërxhaliu ka trajtuar shumë gra të dhunuara seksualisht.

Kuvendi me komision hetimor për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje - KosovaPress

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tregoi se ka qenë vjeshta e vitit 1999 kur nisën të punojnë me një grup te mjekëve por pa u shfaqur.

Rushiti tha se edhe rastet e tjera të cilat janë në proces gjyqësor, i ka referuar vetë Shukri Gërxhaliu.

OKB: Vitin e kaluar mbi 2,450 raste të dhunës seksuale të lidhura me konfliktin në botë - KosovaPress

Prokurorja speciale, Drita Hajdari deklaroi se është numër i vogël i të mbijetuarave të cilat po raportojnë dhunimin seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo u shpreh se Shukri Gërxhaliu ka dhënë dëshmi për gjykatën në rastin e Zoran Vukotiqit, i cili është i dënuari i vetëm nga gjykatat vendore.

Presidentja Osmani është takuar me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Këto gra kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024