Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për t’i kërkuar Kuvendit dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se dërgimi i personelit ushtarak të Kosovës në Gaza bazohet pas pranimit të ftesës nga SHBA-ja, si dhe shprehjes së vullnetit politik në kuadër të Bordit të Paqes.
Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se përmes këtij angazhimi Kosova dëshmon se është partner i besueshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së civilëve.
“Përmes këtij angazhimi Republika e Kosovës dëshmon se është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së civilëve. Ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendos Republikën tonë në radhën e shteteve që jo vetëm përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar”, shtoi ai.“Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe të menduar thellë drejt ndërtimit të një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm të banimit të përballueshëm në Kosovë. Ai vendos themelet për politika moderne të strehimit duke përcaktuar rregulla të qarta për planifikimin, zbatimin dhe shpërndarjen e programeve të banimit, si dhe kritere të drejta për përfituesit. Për herë të parë krijohet një kornizë e integruar që lidh institucionet qendrore dhe lokale në një qasje të përbashkët. Ky ligj nuk është një hap thjesht teknik, por një hap i shtetit për të garantuar se askush nuk mbetet pa një zgjidhje strehimore”, deklaroi Kurti.
Qeveria po ashtu ndryshoi përbërjen e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit. Ndërkaq emëruan Shpëtim Dobrën si kryesues i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike “Trepça Sh.A”.