Qetë në veri, numër i vogël i protestuesve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Të punësuarit në Komunën e Zveçanit, ndonëse është ditë pushimi, edhe sot shkuan në ‘punë’, gjë që dëshmon qëllimin e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Ata u nënshkruan në listat e evidencës dhe po qëndrojnë afër ndërtesës së komunës.

Situata në këtë komunë është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është i vogël.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Mësohet se dhe në dy komunat tjera veriore të vendit, Leposaviq dhe Zubin Potok, situata është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është simbolik.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave./A.Damati

https://kosovapress.com/admin/hovenier-ska-pasur-sanksione-ndaj-kosoves-por-vetem-disa-pasoja-per-gjendjen-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/kurti-banditet-te-kthehen-ne-serbi-ose-te-arrestohen-ne-kosove-pastaj-zgjedhjet/
https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-e-reja-ne-veri-mundesi-per-de-eskalimin-e-situates/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024