Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, Schalke largon si sponsor “Gazpromin”
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Klubi gjerman Schalke e ka bërë zyrtare që do të ndërpresë kontratën me kompaninë ruse “Gazprom”, për shkak të tensioneve rreth situatës momentale mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tensionet politike mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë të rriten, ku forcat ushtarake ruse veçse kanë filluar pushtimin në disa provinca ukrainase me urdhër të Vladimir Putin, përcjell KosovaPress.

Dhe tani, Schalke e ka konfirmuar që do ta ndërrojë mbishkrimin e “Gazprom” në fanellë, ndërsa anëtari i bordit Matthias Warnig do të largohet nga posti i tij në klub.

“Me rastin e ndodhive të fundit, ngjarjeve dhe eskalimit të situatës gjatë ditëve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur që të largojë shkronjat e sponsorit kryesorë ‘Gazprom’ nga fanella”, shkruante në postimin e Schalkes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024