Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hyjnë në grevë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hyjnë në grevë
Rektorati
13/03/2026 - 11:13
Linku u kopjua

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hyjnë në grevë të menjëhershme, pasi, siç thanë, iu është thënë nga rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, se pagat e tyre nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027.

Madje, sipas një njoftimi të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagave, punëtorët kanë deklaruar se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e UP-së. “Pas takimit të djeshëm të kryesisë së Sindikatës me rektorin e Universitetit të Prishtinës, ku rektori i UP-së u deklarua se pagat e punëtorëve teknikë dhe ato të sigurimit fizik nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik në UP, Arsim Xhinovci, njofton Federatën Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës se do të fillojnë me protesta dhe greva të menjëhershme. Dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët deklarohen se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e Universitetit të Prishtinës, pasi që pagat e tyre janë paga qesharake”, thuhet më tej në njoftimin e FSPTSPK.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026