Punë intensive, rezultat i shpejtë: Njësia A3 rikthehet në prodhim
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Punë intensive, rezultat i shpejtë: Njësia A3 rikthehet në prodhim
KEK12349876
04/06/2026 - 16:54
Linku u kopjua

Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer me sukses në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 dhe realizimit me sukses të aktiviteteve të tjera teknike, njësia është rikthyer në prodhim falë angazhimit të jashtëzakonshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të TC Kosova A, të cilët punuan pa ndërprerje për rikthimin e saj në operim në kohë rekord.

“Aktualisht, njësia operon në gjendje stabile, ndërsa kapacitetet e saj prodhuese tashmë janë nominuar në sistem, duke forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e sistemit energjetik të vendit.

Ky sukses dëshmon edhe një herë ekspertizën, përvojën dhe gatishmërinë e ekipeve profesionale të KEK-ut për të adresuar me efikasitet sfidat operative dhe për të garantuar funksionim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kapaciteteve gjeneruese të Korporatës.

Paralelisht me operimet e përditshme, KEK po vazhdon me sukses zbatimin e programit më të madh investiv në sektorin energjetik në katër dekadat e fundit, me projekte strategjike në vlerë prej qindra milionë eurosh. Këto investime përfshijnë modernizimin e njësive B1 dhe B2 në TC Kosova B, avancimin e procedurave për fillimin e projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të thellë të njësisë A3 në TC Kosova A, si dhe zhvillimin e projektit të parkut solar me kapacitet prej 100 MË.

Përmes këtyre investimeve, KEK po ndërton kapacitete më moderne, më efikase dhe më të qëndrueshme, duke forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe duke krijuar bazat për një të ardhme energjetike më të gjelbër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për qytetarët”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026