Pse tifozët e Milanit po e kërkojnë Conten si zëvendësues të Piolit?
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Shumica e tifozëve të Milanit në rrjetet sociale po shpresojnë që Antonio Conte do ta zëvendësojë Stefano Piolin në sezonin 2024/25, pasi që ish-trajneri i Juventusit dhe Interit garanton garë për tituj.

Conte u largua nga Tottenhami me marrëveshje të dyanshme në prill të vitit 2023 dhe momentalisht është i pa punë, por pritet që të bëjë një rikthim në Serie A sezonin e ardhshëm, raporton KosovaPress.

Me Milanin që nuk pritet të vazhdojë me Piolin pas këtij sezoni, shumica e tifozëve të Milanit kanë përkrahur Conten që të jetë zëvendësuesi i Piolit nga sezoni i ardhshëm.

Në rrjetin social “X”, ndryshe i njohur si “Twitter”, disa tifozë mendojnë se Conte do të sillte garë për tituj te Milani, i cili momentalisht gjendet i treti në Serie A dhe veçse është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve këtë sezon.

“Asnjë trajner nuk është më i njohur se Conte për tifozët e Milanit”, shkroi gazetari Alessandra Gozzini.

“Shumë besojnë se me të ‘Rossonerët’ do të ishin pretendent për tituj sërish dhe nuk ka rëndësi nëse ai e ka fituar titujt e fundit me Juventusin e Interin”.

Conte ka fituar katër Scudetti si trajner, tre herë me “Zonjën e Vjetër” dhe një herë me Interin në sezonin 2020-21, kur ai i dha fund dominimit vendas të “Bianconerëve”, që kishte filluar nën drejtimin e tij nëntë vjet më parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024