Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit në Tiranë, plagoset një policë
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit në Tiranë, plagoset një policë
WhatsApp-Image-2026-07-05-at-00_sd
05/07/2026 - 09:16
Linku u kopjua

Situata është tensionuar mbrëmë përpara Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve të dhunshme.

Një grup protestuesish marshoi drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës, duke hedhur edhe thirrje si “Policia e krimit”.

Një efektive e policisë ka mbetur e lënduar.

Në përgjigje të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026