Promovohet libri “Shqiptarët dhe serbët- e vërteta kundër të pavërtetës”, me autor Shyqri Nimani, në të cilin është shkruar për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve në luftërat ballkanike 1912-1913, dëshmitë ndërkombëtare për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, protestat e shqiptarëve kundër projekteve gjenocidale serbe, kontributi i shqiptarëve për popullin serb (por edhe grek), 78 ditë bombardime të NATO-s, e më radhë.
Duke folur për rëndësinë e këtyre temave të trajtuara nga autori, djali i Nimanit, Alban Nimani derisa ka treguar qëllimin që është shkruar ky libër, shpreson se e vërteta në këtë libër të jetë mesazh për dy popujt në mënyrë që të kalohen luftërat e urrejtjet dhe të jetohet në paqe.
“Ky është libri i tetë prej këtij koleksioni dhe është i parafundit, sepse ka lënë edhe një dorëshkrim tjetër gati të cilin do të përfundojmë brenda këtij viti shpresoj. Është libër për historinë e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme kur e kam lexuar, sepse historinë e kemi shumë të dhimbshme, por mendoj se në fund e ka bërë me një mesazh shumë të rëndësishëm, e ka bërë, pse njerëzit duhet të vallëzojnë vallen e djallit, por pse nuk mund të bëjmë vallen e dashurisë. Shpresojmë se kjo e vërteta në këtë libër të jetë mesazh për dy popujt tonë t’i tejkalojmë luftërat, urrejtjet dhe të bashkëjetojmë me paqe të përbashkët në Ballkan”, tha ai.
Ndërsa, historiani, Jusuf Buxhovi derisa ka theksuar rëndësinë e këtij libri, ka bërë thirrje qeverisë e diplomacisë të shpërndajë sa më shumë këtë libër, në mënyrë që t’i përgjigjet propagandës që po bënë Serbia.
Në anën tjetër, poeti, Lulzim Tafa ka thënë se autori në këtë libër sjell argumente e të dhëna nga studiuesit e huaj eminent për agresione e masakra të kryera mbi shqiptarët.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...