Java e shëndetësisë është shënuar me disa aktivitete në kryeqytet. E gjithë kjo me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për jetesen e shëndetshme. E derisa drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Prishtinë lavdërohen për kushte, farmacistët kanë kërkesa për rregullimin e çmimit të ilaçeve.
Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve në Kosovë, Jehona Hakaj, ka thënë për KosovaPress-in, se më e nevojshmia tani është që të rregullohet sigurimi shëndetësorë, ngase nga ai moment farmacisti nuk do të merret më me çmimet.
Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se kjo drejtori ka rritur shërbimin shtëpiak i cili punon nga 12 orë në 365 ditë, janë rritur shërbimet laboratorike, radiologjie dhe stomatologjike.
Sadiku ka shtuar se gjatë vitit 2023 drejtoria e shëndetësisë ka mbuluar mbi 500 mijë euro për barna.
KosovaPress-i gjithashtu ka kontakuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me zhvillimet dhe ngecjet në sektorin e shëndetësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Disa nga aktivitetet kryesore gjatë javës së shëndetësisë ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...