Prishtina ide kreative për parandalim të kalimit të këmbësorëve në semaforë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka bërë disa ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë. Për të parandaluar kalimin teksa semafori është ende në dritë të kuqe, janë vënë sinjalizime me dritë edhe para pjesës ku presin këmbësorët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, në rrjetin social Facebook.

“Për herë të parë në Kosovë e në rajon, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të parandaluar aksidentet, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar të vendos pajisje në vendkalimet e këmbësorëve, në të cilat njëkohësisht me semaforë do të shfaqet ngjyra e kuqe. Në këtë mënyrë do të jetë siguri e dyfishtë për këmbësorë dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Të tilla paisje është planifikuar të vendosen në të gjitha udhëkryqet e kryeqytetit dhe rrugët të cilat janë më të frekuentuara. Kryeqyteti, tjetër nivel”, ka shkruar Musliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024