Presidenti izraelit: Nuk mund të ketë vakum pushteti të pasluftës në Gaza
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Rripi i Gazës nuk duhet të lihet me një vakum pushteti dhe një “forcë shumë e fortë” duhet të qëndrojë atje për të parandaluar ringritjen e organizatës terroriste islamike Hamas, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog për “The Financial Times”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më herët se Izraeli do të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza edhe pas luftës.

Duke komentuar numrin e lartë të viktimave në operacionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, Herzog tha se ai është i shqetësuar për vdekjet palestineze, por Izraeli duhej të mbronte popullin e tij mbi të gjitha.

Qëllimi kryesor i Izraelit për momentin është të lirojë rreth 240 pengje të mbajtura nga Hamasi dhe terroristët e tjerë.

“Komuniteti ndërkombëtar e kupton se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje”, tha Herzog.

Për sa i përket situatës së pengjeve, Herzog tha se Izraeli nuk kishte marrë asnjë informacion rreth tyre, kështu që duhej të luftonte për t’i marrë ata.

Ai pranoi situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe tha se Izraeli po bën përpjekje të forta për të lehtësuar ndihmën, ndërsa vuri në dukje se ajo është një zonë lufte. /Atsh

​Izraeli kundërshton rezolutën për “pauza dhe korridore të zgjatura humanitare” në Gaza - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024