Polonia nis negociatat me SHBA-në për blerjen e raketave “Hellfire”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Polonia ka nisur negociatat me SHBA-në për blerjen e 800 raketave “Hellfire”, njoftoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Më 16 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi shitjen e versionit më të fundit të raketave “Hellfire” për Poloninë me një kosto të vlerësuar prej 150 milionë USD, dhe njoftoi Kongresin Amerikan për miratimin e tij.

“Paketa, me kërkesë të Polonisë, përmban tetëqind raketa “AGM-114R2 Hellfire” dhe katër raketa stërvitore, si dhe asistencë teknike përkatëse”, njoftoi Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit (DSCA).

AGM-114R2 është një nga variantet më të reja të raketave antitank precize “Hellfire” të drejtuara me lazer.

Ato përdoren nga helikopterët “AH-64 Apache” dhe dronët “MQ-9 Reaper”. Polonia porositi të dyja këto sisteme.

“Kongresi i SHBA-së ka rënë dakord për blerjen e 800 raketave “Hellfire” nga Polonia, të cilat do të vendosen në helikopterët mbështetës polakë “AW149” dhe “Apache”, tha Blaszczak në Twitter.

“Ne kemi nisur negociatat për çmimin”, shtoi ai. /PAP/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024