Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasje në Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të prokurorit Policia e Kosovës ka publikuar foton e personit të dyshuar për veprën penale vrasjen e një 45-vjeçari në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto - Valdrin Salihu, i lindur më 11.08.1991, të lajmërojë stacionin më të afërt policor.

Po ashtu qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese 192, 028 532 363, 38344763034 dhe e-mail adresën [email protected].

Sipas policisë, personi i dyshuar dje në rrugën “Fatime Hetemi", kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili kishte ndërruar jetë më pas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024