Policia në veri gjen sërish arsenal armësh
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia në veri gjen sërish arsenal armësh
municion,mitrovice
03/02/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Armë, municion dhe mjete të tjera ilegale ka gjetur sërish Policia e Kosovës në veri të vendit.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal armësh u gjet sot gjatë një aksioni në një bodrum kolektiv të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë të veriut, përcjell KosovaPress.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishekë, 1 granatë dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 4 mostër ADN-je të mundshme, 2 xhaketa ushtarake, 1 bluzë dhe 1 palë pantallona të uniformës ushtarake dhe mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026