Policia jep detaje për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy veturave në Zubin Potok, të cilat kanë qenë të regjistruara me taraga RKS.

Sipas personave që e kanë raportuar rastin, veturat e tyre kanë qenë të parkuara në lagjen e tyre.

Veturat para një jave janë regjistruar me targa RKS.

“Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara. Palët ankuese raportojnë  se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit.”, ka informuar Policia.

Lidhur me rastin, sipas PK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim, të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Lajmin për djegien e veturave në Zubin Potok, më herët për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/dy-vetura-te-serbeve-te-kosoves-me-targa-rks-digjen-ne-zubin-potok/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
48
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024