Plani i Rritjes: BE thotë se aktualisht s’ka “parafinancim” për Kosovën dhe Serbinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
BE-1
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian tha të enjten se momentalisht nuk do të ndahen mjetet e “parafinancimit” për Kosovën e Serbisë, në bazë të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, në konferencë për media të enjten, tha se procesi për Kosovën dhe Serbinë po vazhdon dhe që parakushti për t’i marrë këto mjete është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizim të marrëdhënieve.

Ai theksoi se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut veçse i janë ndarë mjetet e para financimit prej 7 për qind, të cilat kapin vlerën e 64 milionë eurove.

“Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka paranfinancim për Serbinë dhe Kosovën. Më herët këtë javë, e javën e kaluar u bë parafinancimi për Maqedoninë e Veriut e Shqipërisë. Por, procesi po vazhdon për Kosovën e Serbinë”, tha ai.

Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të konfirmojë nëse parakushti për Kosovën dhe Serbinë në aspekt të normalizimit të marrëdhënieve është plotësuar.

“Në procedurat për Planin e Rritjes, ka parakusht kur bëhet fjalë për Serbinë e Kosovën, e që është të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket parafinancimit”, shtoi zëdhënësi i BE-së.

Kosova përveç kësaj për t’i përfituar mjetet e BE-së duhet të ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me BE-në.

Për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk është arritur konsistituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu
Moti sot i vranët
Në total ky plan për rajoni ka vlerën e 6 miliardë euro, nga kjo shumë 2 miliardë janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025