Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe në mesin e bashkëluftëtarëve, bashkëpartiakëve, miqve e bashkëpunëtorëve është promovuar libri "Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi", nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Pjesëmarrësit folën për veprimtarinë e ish-luftëtarit dhe ish-presidentit, teksa u shprehën të bindur se ai dhe të tjerët do të triumfojnë përballë drejtësisë në Hagë.
Në fjalën e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se gjatë luftës gjithë ushtarët përpiqeshin të derdhnin gjak që vendi i tyre të jetë i lirë. Ai u shpreh i bindur se të gjithë ish-çlirimtarët do të triumfojnë përballë drejtësisë.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se të gjithë do të donin që sonte të mos mungonte ish-presidenti, Hashim Thaçi. Sipas tij, vepra e këtij të fundit do të mbetet e shënuar përgjithmonë.
Kurse, Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për Ish-Jugosllavi u shpreh se vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar çuan në çlirimin e popullit të Kosovës.
Diplomatja Arta Dade teksa foli për rëndësinë e librit u shpreh se i njëjti tregon për dashurinë e madhe ndaj Drenicës, familjes dhe prindërve.
E Rexhep Hida nga shtëpia botuese "Fan Noli" nga Shqipëria tha se rëndësia e këtij libri rritet dyfish, meqë promovohet në vigjilje të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...