Përplasje në mes Nagavcit dhe Bajrami në Kuvend
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila njëherësh është edhe ish-ministre e Arsimit, tha se qytetarë dhe prindër janë ankuar për subvencionimin e teksteve shkollore.

Mirëpo, ministrja Nagavci, tha se ajo nuk jep miliona dhe se nuk bën pazare me libra.

Asaj i reagoi deputetja Bajrami, e cila e kualifikoj ministren si të frustruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024