Përplasje në Komisioni, deputetët kërkuan të nxjerrët nga salla përfaqësuesin e ME-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ishte duke u diskutuar në lidhje me gjendjen për ndërmarrjen e Trepçës, pati përplasje në mesë deputetëve të opozitës dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo për shkak të deklaratës së udhëheqësit të një njësie për monitorimin e ndërmarrjeve publike në këtë ministri, Valon Perbreza, i cili akuzoi deputetin Pal Lekaj për fjalë të pavërteta lidhur me ministren Rizvanolli.

Ai tha se ministrja është jashtë vendit.

“Zotëri Lekaj e tha një të pavërteta të madhe se ministrja nuk është në Kosovë, ajo është jashtë në udhëtim zyrtar, ju garantoj për këtë pjesë...Politika duhet që të hiqet nga Trepça... E vërteta po ju dhemb”, tha Prebeza.

Pas kësaj deklarate, deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka reaguar në mënyrë agresive. I njëjti deshti ta lëshoi mbledhjen, duke thënë se vetëm ka informacione.

“Unë thash që kam informacione”, tha Lekaj.

Largimin e tij nga salla me tone të larta e kërkoi edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjkau.

Bunajku tha se nuk ka kompetenca për akuza Preberza.

Mes tjerash, deputeti nga pozita, Armend Muja tha se Qeveria aktuale ka investuar më shumë se sa që është investuar ndër vite. Sipas informacioneve që ka pranuar paga mesatare e një minatori është 950 euro.

Porse, me këtë nuk u pajtua minatori Gani Osmani. Ai tha se të dhënat në raport që i prezantoi deputeti Muja nuk janë të vërteta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024