Përmbytje në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në disa qytete të Bosnjë-Hercegovinës, ka pasoja katastrofike të përmbytjeve, që janë më të rëndat në Jabllanicë, e që rezultuan në të paktën pesë të vdekur, shkruan N1.

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.

“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, bën të ditur Administrata Federale e Mbrojtjes Civile në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024