Përhapja e gripit, Shqipëria në nivel mesatar krahasuar me Evropën
Lexohet për: 1 min.
gripi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edhe pse numri i rasteve të infektuara me viruset e gripit është në rritje, Shqipëria konsiderohet në nivel mesatar të përhapjes së tyre, tyre krahasuar me vendet e tjera në Evropë.

Por situata epidemiologjike në vend është e rënduar për shkak se qarkullojnë edhe viruse të tjera përfshirë virusin respirator sinsicial  dhe Covid 19.

“Kurba është në rritje, por nuk ka pasur humbje jete me shkak gripin”, thotë Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

Shërbimi infektiv ka raportuar javën që kaloi edhe për raste me meningit dhe encefalit, por Bino thekson se në këtë periudhë, problem më i madh janë komplikacione që shkaktojnë viruset e gripit në mushkëri. Kjo ka bërë që në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  Shërbimin Infektiv dhe në pediatri të ketë ngarkesë.

“Duhet kujdes, si te fëmijët 2 vjeç, por edhe mbi 65 vjeç, pasi shfaqin forma të rëndë”.

Bino thekson se situata epidemiologjike po monitorohet, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat që u shfaqen pasi gripi shkakton humbje jete./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025