Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, merren këto vendime
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, merren këto vendime
AAK11
11/05/2026 - 17:49
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë, në të cilën janë marrë vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të këtij subjekti politik.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit nderuan me një minutë heshtje kujtimin për kolegun të tyre, Rifat Stojkaj, i cili ndërroi jetë sot.

"Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm: shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës", thuhet në njoftim.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses.

Gjatë mbledhjes, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, Aleanca hyn në këtë proces zgjedhor me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe integrimet euro-atlantike.

"AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit", bëri të ditur AAK me anë të një komunikate, e cilia nuk pati deklarata për media pas takimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026