Përfundon takimi Kurti-Vuçiq
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas më shumë se dhjetë orë bisedime në Ohër, ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se së shpejti do të informojnë për rezultatin e takimit të nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar në Ohër.

Diskutimet u fokusuan për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024