Përfundon sezoni për Ukën, lëndohet Pllana
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka përfunduar sezoni për sulmuesin Kreshnik Uka, ndërsa mbrojtësi Bujar Pllana ka pësuar një lëndim në krah.

Uka kohë më parë pësoi një lëndim në ligamente, dhe tani do t’i nënshtrohet një operimi, dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Prishtinën në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, mbrojtësi Bujar Pllana në barazimin e sotëm 1:1 kundër Ballkanit e nxjerri krahun e tij nga vendi, ndërsa koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024