Përfundon sezoni për basketbollistin e Vëllaznimit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Klubi i basketbollit Vëllaznimi përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se basketbollisti, Don Polloshka do ta humbas sezonin aktual si pasojë e lëndimit.

Polloshka pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar, dhe pas testeve mjekësore është udhëzuar që duhet të operohet, raporton KosovaPress.

Si pasojë e këtij lëndimi dhe nevojës për operim, sezoni aktual për Polloshkan ka përfunduar.

“Ekipit do të i mungoj shumë shpirti luftarak i Don Polloshkas, dhe aftësitë e tij organizative. Por, neve na mbetet vetëm t’i urojmë atij shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë”, shkruante në komunikatën e KB Vëllaznimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024