Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
seanca
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma, me c’rast mbeti i vrarë një person në lagjen Aktash të kryeqytetit.

Jo siç ndodhë zakonisht, ndaj të dyshuarve u mbajt seancë dëgjimore brenda Klinikës së Ortopedisë dhe asaj së Kirurgjisë Abdominale pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku të dyshuarit po trajtohen.

Të pranishëm ishin prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë, porse pavarësisht insistimit të mediave, ata nuk pranuan të prononcohen rreth kësaj.

Gjatë kohës kur po mbahej seanca dëgjimore pati forca të shtuara të Policisë së Kosovës, derisa edhe pas përfundimit të tyre, disa prestarë të PK-së po vëzhgojnë situatën brenda këtyre hapësirave.

Në seancë pritet që të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Ndryshe, përleshja mes dy grupeve ‘Capat dhe Sekiraqët’ që  ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi.

https://kosovapress.com/vrasja-ne-aktash-nis-seanca-degjimore-ndaj-pese-te-dyshuarve-ne-qkuk

https://kosovapress.com/detaje-nga-gjuajtjet-me-arme-ku-mbeti-i-vrare-nje-person

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024