Përfundon aventura e Gjilanit në Ligën e Konferencës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjilani është eliminuar nga Liga e Konferencës nga skuadra e Progres Niedercorn.

Progres Niedercorn e ka mposhtur sot Gjilanin si mysafirë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Golat për mysafirët i shënuan Antoine Hanus-Mazure (minuta e 65’) dhe Walid Jarmouni (minuta e 90+1’).

Gjilani ishte me një lojtar më pak pothuajse gjatë tërë ndeshjes, pas ndëshkimit me karton të kuq të Egzon Sinanit në minutën e 14’.

Ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafirë, Gjilani barazoi 2:2 me Niedercorn, kurse sot si vendas humbet 2:0 në “Fadil Vokrri”, dhe kështu eliminohet nga Liga e Konferencën në raundin e parë të fazës kualifikuese.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Progres Niedercorn.

Rezultati i përgjithshëm, 4:2 në favor të Progres Niedercorn.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024