Përfaqësuesja e EULEX-it viziton Qendrën e romëve në Mitrovicë, njihet nga afër me aktivitetet e saj
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Nicole Miller, përfaqësuese e zyrës për media të EULEX-it në Kosovë, ka vizituar të hënën Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet e fëmijëve në këtë Qendër.

Miller tha se qëllimi i vizitës është pjesë e një programi informues shkollor që zyra e BE-së në Kosovë e ka organizuar në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, ditë që përkujtohet më 9 maj.

Ajo tha se kjo ditë është mundësi për reflektim se çfarë janë vlerat e BE-së.

Ndërkaq, duke folur për rolin e EULEX-it, ajo tha misioni i tyre është për sundimin e ligjit, në mënyrë që të sigurohet që institucionet e sigurisë të zbatojnë shtetin e së drejtës.

Ajo shtoi se sundimi i ligjit është ajo që na shtyn të jemi qytetarë të mirë, të ndershëm dhe të drejtë.

Ndërkaq, Bekim Syla, drejtor i organizatës RADC e cila menaxhon Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, duke bërë të ditur se mbështetja e BE-së nuk ka munguar asnjëherë, tha se në këtë Qendër janë rreth 140 fëmijë të moshave të ndryshme të cilët marrin ndihmë përmes aktiviteteve të ndryshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024