Për herë të parë Britania e Madhe nuk importon karburant nga Rusia
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në muajin qershor, vendi nuk importoi karburant nga Rusia për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të statistikave, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Britaninë e Madhe.

Importi i përgjithshëm i mallrave në Britaninë e Madhe nga Rusia gjithashtu shënoi një rënie në 33 milionë funte (39 milionë dollarë) në muajin qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve të ONS-së në janar të vitit 1997.

Britania e Madhe, pjesë e grupit të vendeve që kanë sanksionuar Moskën për shkak te luftës së saj në Ukrainë, është zotuar të ndërpresë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit.

Më herët gjatë ditës, ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey, paralajmëroi se rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë do të ishte katastrofike, ndërsa shtoi se do të ishte bindshëm zgjidhja më e thjeshtë për krizën e kostos së jetesës.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ndikonte në sigurinë e Britanisë se Madhe brenda pak vitesh.

“Të gjitha ngjarjet që kemi parë këto gjashtë muajt e fundit tregojnë se kjo do të ishte katastrofike për sigurinë Euro-Atlantike”, tha Heappey.

“Jo në një periudhë kohore 10, 15 apo 20-vjeçar, por brenda pak vitesh, ne do të gjendeshim në një situatë ku Rusia do të shkaktonte sfida të kostos së jetesës që janë 100 herë më të rënda nga këto që po shohim tani. Sepse ata mund të kërkojnë të zgjerojnë ambiciet e tyre përtej Ukrainës, pra në territorin e NATO-s, për shembull në Baltik”, paralajmëroi ai. /atsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024