Pensionohet referi slloven i finales së Botërorit
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pensionohet referi slloven i finales së Botërorit
New Project - 2026-07-27T150614.247
27/07/2026 - 15:07
Linku u kopjua

Gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026 ka vendosur të mbyllë karrierën në kulm.

Slavko Vinčić ka njoftuar tërheqjen nga arbitrimi aktiv menjëherë pas ndeshjes më të madhe të jetës së tij.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Federata e Futbollit të Sllovenisë.

Slloveni 46-vjeçar konsiderohej si një nga gjyqtarët më të mirë në botë dhe vendimi për t'u tërhequr vjen pas arritjes së majës, drejtimit të finales së Botërorit.

Në Evropë ka drejtuar 72 ndeshje të UEFA-s në Champions dhe Europa League, ndërsa garën e parë të madhe e pati si gjyqtar shtesë në Euro 2012 në ekipin e Damir Skomina.

Më pas ishte në Euro 2020 dhe Euro 2024, në Botërorin 2022 dhe 2026, në finalen e Europa League 2022 mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers dhe në finalen e Champions League 2024 mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid, për të cilën u përzgjodh më 13 maj 2024. 

Kulmi erdhi në 19 korrik 2026 në MetLife Stadium, kur drejtoi finalen e Botërorit Spanjë - Argjentinë, duke u bërë slloveni i parë që e arrin këtë.

Menjëherë pas saj, njoftoi edhe tërheqjen nga arbitrimi në moshën 46-vjeçare. 

Me këtë, Vinčić mbyll një karrierë të gjatë në elitën e futbollit evropian dhe botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026